Luke Coffey një bashkëpuntor i lartë në Institutin Hudson dhe analist me përvojë sai përket sigurisë dhe politikës së jashtme ka shkruar lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe rezultatin që sipas tij ka prodhuar gjithë ajo që ka ndodhur, shkruan Express.
Coffey thotë se dhuna që shpërtheu në veri të Kosovës më 29 maj, prodhoi trupa të NATO-s të lënduar, Kosovën e ka dobësuar dhe komunitetin transatlatnik e ka ndarë.
Ai tutje thotë se nga ajo që ka ndodhur në veri të vendit, Serbia është trimëruar dhe Rusia është fuqizuar.
“Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda”, ka shkruar Coffey, trasnmeton Express.
Coffey thekson se Ballkani vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti që politikbërësit nuk duhet ta injorojnë.
Ai kujton konfliktet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, konflikte që thotë se u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake.
Anëtari i Institutit Hudson thotë se situate vazhdon të mbetet e brishtë dhe se ngjarjet në Kosovë e tregojnë një gjë të tillë./Express
Clashes in northern Kosovo last week left @NATO troops injured, Serbia emboldened, Kosovo weakened, #Russia empowered, and the transatlantic community divided. @LukeDCoffey reminds readers why the Balkans are important to stability in Europe.https://t.co/cHDKWqEzjG
— Hudson Institute (@HudsonInstitute) June 10, 2023