Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet

E publikuar: 10/06/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hekuran Murati

Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për moslejimin e shfaqjes së dy filmave në Bujanoc.

Ai është shprehur se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj, siç u shpreh ai, për të përshkallëzuar situatën.

Tutje, Murati tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai.