Gazetari Berat Buzhala e ka cilësuar Albin Kurtin si politikanin më të rrezikshëm që drejton qeverinë e Kosovës duke argumentuar se politikat e tij po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.
Sipas Buzhalës, propozimi i kreut të qeverisë Edi Rama për Asociacionin është gjëja e duhur që duhet bërë. Në një postim në Twitter thotë se është urgjente që të ketë një zgjidhje për situatën.
“Albin Kurti është politikani më i rrezikshëm që ka udhëhequr ndonjëherë vendin tonë, edhe me 51% të votave të popullit. Propozimi i Edi Ramës për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Gjermani dhe Francë, është gjëja e duhur që ka ardhur nga Shqipëria. Politika e errët e Kurtit dhe Osmanit po e rrezikon thelbësisht pavarësinë e Kosovës. Prandaj, është urgjente të kapërcehet kjo situatë. Kjo çmenduri duhet ndalur. Me çdo kusht dhe me çdo çmim”, shkroi Berat Buzhala.
Albin Kurti is the most dangerous politician who has ever led our country, even with 51 percent of the people’s votes.
Edi Rama’s proposal for the association, which he sent to Germany and France, is the right thing that has come from Albania.
Albin Kurti is the most dangerous politician who has ever led our country, even with 51 percent of the people's votes.
Edi Rama's proposal for the association, which he sent to Germany and France, is the right thing that has come from Albania.
The dark politics of Kurti and…
— berat buzhala (@buzhala) June 8, 2023
Buzhala vijoi me reagime edhe në facebook duke thënë se Edi Rama ia ka dërguar draft statutin tre vendeve që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe kushdo që e kundërshton ka në agjendë vetëm destabilizimin e Tiranës. Gazetari thotë se ka qenë kundër Edi Ramës, por do e mbështesë derisa të ketë një alternativë serioze opozitare në Shqipëri.
“Edi Rama draft statutin për asociacionin nuk ia ka dërgu Rusisë e Kinës, po ia ka dërgu Gjermanisë, Francës e Amerikës. Të tri këto shtete e kanë pranu, e kanë mbështete dhe e kanë rritë pavarësinë e shtetit tonë. Këta që e kundërshtojnë Ramën në këtë rast, janë kurrgjo ma shumë e as ma pak – sic ka thanë Escobari – përvecse në agjendë të Rusisë për me e destabilizu Ballkanin. Deri ne diten e zgjedhjeve ne Tirane jam kane kunder Edi Rames. Ne momentit qe do te del qofte edhe vetem nje alternative serioze politike opozitare ne Shqiperi, prape do te mbeshtes ate. Boll mo me Lista te Zeza. Boll mo me Agjenda te RUSISE”, shkroi Buzhala.