Gashi për propozimin e Ramës: Kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës

E publikuar: 08/06/2023 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës.

Kësisoj ai ka komentuar propozimin e draft-statutit për Asociacionin të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të cilin ia ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.