Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një shkrimi ka bërë të ditur se nga sot është larguar nga detyra e drejtorit të kanalit Klan Kosova.
Përmes një postimi në Facebook ai thekson arritjet e tij dhe të ekipit me të cilin ka punuar për tre vjet e tre muaj, duke vlerësuar secilën prej tyre.
Në njoftimin e tij thuhet se ai ndihet edhe krenar për vendosjen e grave në poste ekzekutive në Klan Kosova, duke i besuar edhe më shumë rolit të tyre.
Kelmendi ka bërë të ditur se do të mbetet në Rubikon dhe se do të marrë përgjegjësi të reja në bordin drejtues.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe, kur mund të tërhiqesh në kohën medial të cilin e ke udhëhequr ndodhet në zenit. Nga sot unë do të marr përgjegjësi të reja si anëtar i Bordit të korporatës”, ka shkruar Kelmendi.
Ky është statusi i plotë i tij: