Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erdren Atiq ka njoftuar se është funksionalizuar E-Kiosku, për qasje në dokumente, i cili ishte jashtë funksionit.
“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë”, ka njoftuar Atiq.
Ai ka thënë se nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.
“Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë”, ka thënë ai.