Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.
Gjatë takimit, Osmani bashkë me Escobarin e Lajçakun folën edhe për hapat tutje për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar”.
“Po ashtu, nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, e para e shtetit tha se në takim shprehu edhe përkushtimin e plotë të Kosovës për të vazhduar punën me partnerët e saj për të siguruar sundimin e ligjit në veri të vendit.
In today's meeting with 🇺🇸 DAS Escobar and 🇪🇺 EUSR @MiroslavLajcak, I expressed our full commitment to continue working with partners to ensure the rule of law in the north of Kosovo.
Discussed next steps in our joint efforts for long-term peace & stability in our region. 1/2 pic.twitter.com/GLJbnisiND
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 6, 2023