Në Parlamentin britanik është duke u zhvilluar një debat për situatën e tensionuar në Kosovë.
Deputeti laburist David Lammy ka thënë se përpjekja e Britanisë së Madhe për Kosovën duhet të bëhet më e fuqishme.
Ai ka thënë se asnjë Sekretar i Jashtëm britanik nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016, raporton Gazeta Express.
“Situata në veri të Kosovë është skajshmërisht e pasigurt dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të kësaj dhome. Javën e kaluar, rreth 30 ushtarë paqeruajtës të KFOR-it dhe 57 protestues janë lënduar. Përkundër rolit tonë historik, asnjë Sekretar i Jashtëm nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016”, ka deklaruar ai.
“Britania e Madhe duhet të fillojë të tregojë lidership, të fokusohet në de-përshkallëzim dhe të ri-vendos dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë ai. /Express
The situation in Kosovo is extremely precarious.
Despite our historic role, no UK Foreign Secretary has visited Kosovo since 2016.
The UK must start to show leadership, focussed on de-escalation and the re-establishment of constructive dialogue between Pristina and Belgrade. pic.twitter.com/HrlySXA0PM
— David Lammy (@DavidLammy) June 5, 2023