AAK në bisedime me dy partitë e tjera për mocionin – Tahiri: Lista Serbe e as Vuçiqi s’mund ta kushtëzojnë Kosovën

E publikuar: 05/06/2023 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se se Lista Serbe e as presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën. Ai shtoi se si AAK kanë qenë të sinqertë me këtë Qeveri, raporton Ekonomia Online.

Shefi i deputetëve të AAK-së, shtoi se për tema që lidhen me sovranitet, duhet të ketë diskutim serioz edhe me subjektet politike e në veçanti me ShBA-në.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione”.

“I kemi thënë kryeministrit mos hy në zgjedhje se je tu hy në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që u tha Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”.

Kurse rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Tahiri tha se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare.

“Mocionin e kemi nis e kemi përpiluar, do të jetë në diskutim me dy partitë opozitare për ti dhënë komentet e tyre. Do të shohim se kur do të vendoset”.