Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale

E publikuar: 02/06/2023 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik dhe demokratik.

“Jemi storie suksesi prej ndërhyrjes së NATO-s, por edhe për progresin në ekonomi dhe demokraci. Nuk kemi marrëdhënie me Kinën dhe Federatën Ruse. Nuk jemi vend i madh, por jemi shembull i madh se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten bashkë”, ka thënë Kurti në intervistë për NBC, përcjell KlanKosova.tv.

“Serbia direkt ose indirekt përkrahet nga regjime diktatoriale”, ka shtuar ai, duke thënë se “tash është e nevojshme që të ketë zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 mars” në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se në veri të vendit ka banda të cilat duan destabilizimin e Kosovës, derisa për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore ka theksuar se para kësaj në atë pjesë duhet të sundojë rendi dhe ligji.