Kryediplomati i Maqedonisë Veriore, që kryeson OSBE-në përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës dhe kthimin e serbëve në institucione.
“I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja dhe rikthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë asa të fundit në Ohër”, ka shkruar Osmani në Tëitter.
Ai, në emër të OSBE-së, thotë se e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe e sheh atë si mënyrën e vetme për të shtensionuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
“Si Kryesues i OSBE-së, e përkrahi dialogun e udhëhequr nga BE-së, si mënyrën e vetëm për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Osmani.
Kryeministri Albin Kurti ka biseduar të enjten mbrëma me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer.
“E falënderova për thirrjen dhe u zotova për ta de-eskaluar tensionet. Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, Kurti ka folur edhe me senatorët amerikanë Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.
“Heqja e bandave të dhunshme para ndërtesave komunale dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit është rruga përpara depërshkallëzimit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja”.