Gërvalla: Raportet me ShBA-në kanë qenë qysh moti të lënduara, PDK-së po i “dhemb” arrestimi i kriminelëve

E publikuar: 02/06/2023 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh moti të lënduara, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka akuzuar PDK-në se po “iu dhemb” arrestimi i kriminelëve në veri.

“SHBA kanë investuar 2 miliardë dollarë për të përkrahur një Kosovë demokratike. Cenimi i demokracisë së saj nuk përkrahet nga askush. Turp nuk është me mbrojtur sovranitetin por turp është me prit në zyre një kriminel si Radojçiqi”.

“Marrëdhëniet me ShBA i kemi gjetur në një nivel të mjerueshme, ne nuk e ndjejmë ShBA e as BE-në. Kur u fol për arrestime të kriminelëve, po e shoh te PDK -ja se shumë po shqetësoheni shumë u fol për arrestimin e kriminelëve serb në veri”, ka thënë ajo.

E nga ulësja e deputetit, ka reaguar Hajdar Beqa i PDK-së. Nga aty, e pyeste ministren Donika Gërvalla nëse ka qenë në Hagë për të dëshmuar.

“A keni shkuar në Hagë për të dëshmuar”, tha Beqa.

Ndërsa kundër replikë, pati kryediplomatja, Donika Gërvalla.

“Na tregoi se si kanë ardh njohjet dhe këtë e dëshmoi se PDK nuk e ka sjellë asnjë njohje”, u përgjigj Gërvalla.