Kryeministrja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet e lumtur që në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.