Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të procedohet me shkarkimin e kryeministrin Albin Kurti, meqë sipas Haradinajt Kurti ka kultivuar mosbesim deri në pabesi në raportet me aleatët e Kosovës. Një mosbesim të tillë Haradinaj thotë se Kurti e ka bërë edhe në fjalimet që ka mbajtur, e që sipas kreut të AAK-së fjalime të tilla ngjajnë me ato të Lavrovit.
Haradinaj thotë se ajo që ka bërë Kurti s’është thjesht mosbesim, por mosbesim që shkon deri në pabesi.
“Mosbesim deri në pabesi, Kurti i sotëm, ka kultivuar mosbesim. Mosbesim edhe me aletatët, përfshrië edhe Amerikën. Në raste të caktuara është ekspozuar me fjalorin et ij që i ngajson Lavorvit apo shkoëve të tij. Kjo i ndodhi edhe tash së fundi.
Kjo po ndodh tashmë si institucion, si qeveri, si rezultat I këtij mosbesimi deri në pabesi, po ndodhin ndëshkime direct për Kosovën. Mosbesim deri në pabesi, jo befasi”, ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj thotë se Kurti ka nxitur e ndjellë poshtërim të figurave e vlerave të krijuara me shumë mund. Disa prej tyre Haradinaj thotë se Kurti i ka përvetësuar për të fuqizuar pozitën e vetë të poshtërimit.
“Kurti ka mbjell dhe ka nxit poshtërim të të gjitha figurave e vlerave të krijuara me mund. Disa i ka përvetësu për ta fuqizu pozitën e vetë të poshtërimit”, ka thënë Haradinaj tutje.
Kreu i AAK-së tutje ka akuzuar kryeministrin Kurti për mashtrim që shkon deri në tradhti
“Mashtrimi deri në tradhti. Mashtrimi i Kurtit ka elemente tradhtie. Kurti pov azhdon me provu me mashtru edhe aletatët e sigurisë. Po vazhdon me provu me i mashtru garantë te sigurisë tonë. Mashtrimet e tij janë tradhti e llojit të vet. S’ndihem mirë që i them këto. Por është detyrë e jonë që të logjikojmë e reflkeojmë për atë që po ndodh”, ka thënë Haradinaj.
Në fund, haradinaj ka propozuar që Kurti të shkarkohet dhe të ndalen këto veprime.
“Kush përfiton nga mashtrimi që Kurti ua ka bë njerëzve të Kosovës e aletave deri në tradhti, fiton Rusia, Serbia e bandat. Për këtë arsye ju propozoj të gjithë deputëve të shkojm në mocion, ta ndërprejmë këtë pabesi e ta shkarkojmë kryeministrin Kurti”, ka përfunduar Haradinaj./Express