Hill: Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

E publikuar: 31/05/2023 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot se Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i ka dëgjuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka shtuar se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin, por se ende nuk di për detajet, shkruan Tanjug, transmeton Klankoosova.tv.

Hill theksoi para gazetarëve në Beograd se duhet të arrihet progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vazhdimin e dialogut, transmeton Klankosova.tv.

“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim busullën dhe drejtimin tonë. Është e nevojshme që rajoni i Blakanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike”, tha Hill