Abdixhiku: Do t’i përdorim të gjitha format që t’i ndalim veprimet e Kurtit, heshtja e Osmanit abstenim nga përgjegjësia

E publikuar: 31/05/2023 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do t’i përdorin të gjitha format institucionale që t’i ndalin veprimet e Kurtit. Madje sipas tij, heshtja e presidentes Osmani është abstenim nga funksioni e përgjegjësia që ajo ka.

“Sot nuk është një ditë e zakonshëm e asnjë javë e zakonshëm. Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit e kryeministri jonë në sulm ndaj ndërkombëtarëve. Për këtë përmbysje as kush nuk ka votuar, kjo është një aventurë personale e rrezikshme e Albin Kurtit”.

“Duhet thënë se sulmet e bandave para politike në veri dhe prania e interesave pro ruse paraqesin rrezik real për Kosovën dhe rajonin. Kjo situatë duhet kuptuar drejt nga ndërkombëtarët. Situata e krijuar më veri i konvenon Vuçiqit kështu rrezikohet Kosova. Më të dejtë themi që Kosova nuk duhet të bindet në grackën e Serbisë. E drejta jona pa alet mbete vetëm e drejt e pa implementuar. Për këtë nuk na duhet një politik që ofendon me gjuhë politike sekretarin amerikan”.

“Kurti ka vendosur që ta mbrojë Kosovën nga Amerika, ne kemi vendosur që të luftojmë për Kosovën. Nga sot LDK do t’i përdorë të gjitha rrugët institucionale që ta ndalojë këtë që është duke bërë Kurti. Asnjë borxh nuk i’a kemi Albin Kurit, e ardhmja politike e tij le të jetë breng e tij. Tri kërkesa, e para kemi ftuar për raportim në seancë, dy, LDK kërkon koordinim të ngushtë me kërkesat e aleatëve tanë, tre, LDK i bënë ftesë presidentes që të flasë, heshtja e presidentes është abstenim nga funksioni që ajo ka”, tha ai.