Vuçiq anulon vizitën në Bratisllavë: Do të vizitoj ushtarët tanë të dislokuar në vende të rëndësishme

E publikuar: 30/05/2023 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka anuluar vizitën dyditore në Sllovaki për Forumin e Bratisllavës.

Ai tha se arsyeja pse e ka anuluar është se do që të jetë “me popullin e tij”.

“E anulova udhëtimin në Bratislavë dhe qëndrimin tim dyditor në kryeqytetin e Sllovakisë, sepse për mua është më e rëndësishme të jem me njerëzit e mi dhe sot do të vizitoj ushtarët tanë, heronjtë tanë, mijëra prej tyre që janë të dislokuar në vendet më të rëndësishme”, tha Vuçiq në një video të postuar në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram.