Kurti e ka falënderuar kryediplomatin italian për guximin e pjesëtarëve të KFOR’it

E publikuar: 30/05/2023 00:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ushtarë italianë të lënduar në Veri- telefonata e dytë Kurti -Tajani

Ushtarë italianë të lënduar në Veri- telefonata e dytë Kurti -Tajani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, pasi disa pjesëtarë të KFOR’it italianë mbetën të lënduar prej sulmeve të protestuesve serbë.

Kurti e ka falënderuar kryediplomatin italian për guximin e pjesëtarëve të KFOR’it.

”Në një telefonatë të dytë sot me DPM/MPJ të Italisë Antonio_Tajani përcolla mirënjohjen e thellë të qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për @NATO_KFOR Veprimi i guximshëm i ushtarëve për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në Zveçan ka pasur përplasje tension të lartë të hënën, teksa ambasadat perëndimore dënuan sulmet ndaj KFOR’it