Gazetari serb nga veriu Branislav Kërstiq është goditur me mjete të forta derisa po i përcillte zhvillimet në protestën e sotme në Zveçan.Siç ka njoftuar gazetari Kushtrim Sadiku, sulmi ndaj Kërstiqit ndodhi gjatë përplasjes së protestuesve serb me pjesëtarë të KFOR-it.
Sadiku ka thënë se gazetari ka marrë lëndime në pjesën e njërës këmb dhe se gjendja e tij tani është stabile.