Durmishi: KFOR-i dhe gazetarët e kanë kuptuar që serbët i sulmojnë të gjithë ata që nuk e flasin gjuhën serbe

E publikuar: 29/05/2023 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvëndësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi lidhur me sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it gjatë ditës së sotme ka thënë se të dyja palët e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë, por të gjithë ata që nuk e flasin gjuhën serbe.

“Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht”, ka shkruar Durmishi.

Sipas tij, kështu ka qenë edhe në vitet e 90-ta.