QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë

E publikuar: 29/05/2023 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar në emër të QUINT-it, për takimin që patën sot me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas tij çështja ka qenë nëse Kurti pranon ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunale.

“Siç na kërkoi kryeministri Kurti, u takuam me të për të diskutuar për situatën në veri dhe për angazhimin tonë për implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit. Diskutuam për rëndësinë e depërshkallëzimit të situatës dhe hapat për uljen e tensionit në veri”.

“I kërkuam kryeministrit që të ndërmarrë hapa për arritjen e depërshkallëzimit. Ka marrëveshje se depërshkallëzimi duhet të ndodhë, por jo për mënyrën se si duhet të ndodhë”.

“Ajo se çfarë ShBA-ja por edhe vendet e QUINT-it, po kërkojnë është që kryetarët e katër komunave veriore nuk kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë. E rekomandojmë këtë në një kohë afatshkurte”.