Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin seriozisht ato.
Deklarata e Daçiqit vjen pasi grupe serbësh në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u mblodhën të hënën për të kundërshtuar edhe një herë kryetarët e rinj të këtyre komunave në veri të Kosovës – që të gjithë shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin”, tha Daçiq. /REL