“There’s a new sheriff in town”, ministri Peci iu shkon për vizitë dy kryetarëve të rinj në Veri

E publikuar: 28/05/2023 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është ministri i radhës që shkoi për vizitë te kryetarët e rinj në Veri.

Fillimisht, ai shkoi në Leposaviq te kryetari Lulzim Hetemi, e më pas te ai i Mitrovicëc Veriore, Erden Atiq.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare. There’s is a new sheriff in town”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ndërkaq, për Atiqin, Peci tha se për një kohë të shkurtë ka arritur ta konsolidojë ekipin në përbërje shumetnike.

“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, z. Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin. Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai.

Te kryetarët e rinj këto ditë shkuan edhe ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.