Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, është transmetuar për herë të parë intervista e realizuar para disa vitesh e Fatmira Hajdarit, gruaja e Azem Hajdarit, i cili ishte një prej personazheve më të rëndësishëm të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, i cili rreth 25 vjet më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua.
Fatmira Hajdari si rrallëherë tregoi vështirësitë e të qenit gruaja e një politikani tejet të rëndësishëm gjatë asaj periudhe në Shqipëri. Ajo u shpreh se në shumicën e kohës, bashkëshorti nuk ishte në shtëpi dhe se shtëpinë, fëmijët e gjithçka tjetër i kishte vetë përsipër.
Ajo tha se jetën e saj me të gjitha ndodhitë ndër vite e sheh si një film.
“Në qoftë se ka një grua politikani që ka fjetur me pistoletë nën jastëk, me automatik nën krevat, e kërcënuar në çdo kohë, jo vetëm nga brenda por edhe nga jashtë, jam unë. Kur i kujtoj tani më duken ëndrra. Në qoftë se do të bëhej një film, do të bëhej një film shumë fantastik”, tha ajo.
Pjesë nga rrëfimi i saj: