Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar se nuk sheh ndonjë pengesë në betimin e kryetarëve të rinj në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Rashiq e vlerësoi legjitimitetin e kryetarëve sfidues mirëpo zgjedhjet të ligjshme.
“Nuk e shoh pengesë, kemi pas një betim javën e kaluar dhe kjo do të jetë një hap teknik, simbolik, po konfirmohet diçka që e kemi ditë, për këto zgjedhje e kemi pas fokus ligjshmërinë. Legjitimiteti normale në këtë moment është sfidues”, tha ai në RTV Dukagjin.
Ai tha se e sheh procesin e zgjedhjeve në veri si një proces Ad-Hoc teksa shtoi se është më mirë që zgjedhjet janë mbajtur se sa të mbeteshin komunat pa përfaqsues.
“E shoh një proces Ad-Hoc, në momentin kur është i nevojshëm, në fund të fundit kur të krahasohet, a kishim pas nevojë të mbetën institucionet pa udhëheqje, apo të ekzistojë një gjë të tillë. Unë gjithmonë konsideroj që duhet të ekzistoj përfaqësim në secilën komunë, e kuptoj nevojën e institucioneve t’i mbaj zgjedhjet atje”, shtoi ai.
Ai tha se kompetencat e shumta për Listën Serbe, po i paguajnë qytetarët serbë të Kosovës.
“Çdo gjë po komplikohet, po paguajmë çmim për shkak të injorimit të serbëve autentik të serbëve të Kosovës. Më 2013, në heshtje palët Kosova dhe Serbia, janë marrë vesh që krejt institucionet që janë në dispozicion të jepen në duar të Listës Serbe, tash po kthehet në bumerang. Prapë po vazhdohet me gabime, kur po them gabimet, unë nuk fajësoj vetëm një palë, por të gjitha, Prishtinën, Beogradin dhe Brukselin”, tha ai.
Tutje ai tha se “Lista Serbe”, nuk është listë serbe por është vetëm një degë e partisë SNS në Beograd.
Të enjten bëhet betimi i kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan