Prokurorja kërkon masë paraburgimi ndaj shefit të ”Visametric”

E publikuar: 24/05/2023 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ndalesës së djeshme 48 orë nga autoritetet, Prokurorja e Shtetit, ka bërë tashmë zyrtarisht kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shefit të ‘’Visametric’’,

Kjo, mbi dyshimet që i ngarkohen atij, për veprën penale, ”Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, që i referohet obligimit për pagesë 30 euro për shërbime postare ndaj qytetarëve aplikantë, për vizë, transmeton klankosova.tv.

”Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së.