Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marr pjesë në ceremoninë e certifikimit të këshilltarëve të karrierës të organizuar nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur.
Nagavci, tha se është e rëndësishme që të rinjtë të kenë informacione për nevojat e tregut.
Prandaj sipas aj, për t’i përmbushur këto kërkesa qendrat nëpër shkolla po luajnë një rol të rëndësishme në këtë aspekt, duke sqaruar se janë themeluar 16 qendra të karrierës.
“E konsideroj që është e rëndësishme sepse është në linjë me politikat tona. I gëzohem përfundimit të suksesshëm që e keni bërë. Situata që të rinjtë janë ballafaquar vitet e fundit na ka treguar se tani më shumë se asnjëherë informimi për mundësi të arsimit është tejet i nevojshëm, e i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve të shpejta që po ndodhin”.
“Andaj është e nevojshme që të rinjtë tanë të kenë informacionet nëpër shkollat profesionale për nevojën e tregut të punës si dhe llojet e profileve ofrojnë ato, kohëzgjatjen e saj, njësit e punësimit dhe plotë kërkesa të tilla të ngjashme të cilat do të i’u mundësojnë atyre jo vetëm një shkollim të mirëfilltë dhe cilësor por edhe mundësin që të orientohen drejt nevojave dhe kërkesave të tregut të punës dhe të i’u mundësoj atyre një punësim të plotë profesional. Për t’i përmbushur këto kërkesa qendrat nëpër shkolla po luajnë një rol të rëndësishme në këtë aspekt. Janë themeluar 16 qendra të karrierës. Kemi modernizuar qendrat e karrierës”, tha ajo.
Fikrije Zymberi, u.d. i drejtorit në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, tha se programi politik është duke i’u mundësuar që të ketë shërbime të karrierës.
“Kemi ardhur në një ceremoni mjaftë të rëndësishme. Kjo tregon që vullneti, programi politik është ai që po na mundëson që shërbimet e karrierës të funksionalizime dhe të futen në sistem si aktivitet të qëndrueshëm. Ju uroj shumë suksese ne realizimi e aktiviteteve këshilltarëve dhe gjenerata e të reja që do të pasojnë”, tha ajo.
Jean Christophe Favre, udhëheqës për Ekonomi dhe Punësim dhe Këshilltar Rajonal në Ambasadën e Zvicrës, tha se Këshilltarët e karrierës kanë një rol të rëndësishëm që t’i udhëzojnë të rinjtë që ta vazhdojnë karrierën e tyre.
“Kam kënaqësinë që të jemi këtu para jush në këtë ceremoni, tregu i punës është një hapësirë shumë e rëndësishme ku takohen punëtoret dhe kompanitë. Në të kaluarën shumë të largët shqetësimi ishte për mundësi të punës, tani shqetësimi është mungesa e fuqisë punëtore. Kjo do të thotë së është shumë e mirë për të rinjtë dhe të tjerët sepse nëse ata trajnohen do të kenë mundësi më të mëdha për punësim. Për të rinjtë nuk është e lehtë të vendosin për karrierën e tyre”.
“Të rinjtë mund të ndihmohen që të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe këto qendra janë aty që të i’u ndihmojnë që t’i bëjë këto zgjedhje. Këto qendra pa këshilltarë të kualifikuar nuk do të ishin të rëndësishme. Roli i këshilltarit është shumë i rëndësishëm për të rinjtë që të zgjedhin karrierën e tyre. Agjencia ka qenë më shumë se për 20 vite në Kosovë dhe mbështetja jonë vazhdon që të jetë”, tha ai.
Visar Ademi, nga OJQ “Karriera Ime”, nga Maqedonia e Veriut, tha se oferta dhe kërkesa e fuqisë punëtore për të funksionuar duhet që të jetë në një ekuilibër perfektë, raporton EO.
Sipas tij, sektori privat duhet që t’i shtojë vlerë të shtuar punëtorëve duke i’u mundësuar atyre trajnime për dijet e tyre.
Edona Turtulla Rada, e cila është drejtoreshë nga Qendra e Kompetencës Prizren, tha se si institucion i parë i akredituar e falënderojnë MAShTI-në dhe donatorët për përkrahjen.
Ajo shtoi se deri të ky sukses ka pasur shumë sfida dhe ka qenë një punë dy vjeçare.
Në fund ministrja Nagavci, Fikrije Zymberi, Jean Christophe Favre e Edona Turtulla Rada kanë ndarë certifikata për 14 këshilltarët e karrierës që kanë diplomuar.