Gjermania i dhuroi 5 furgonë për Policinë e Kosovës

E publikuar: 22/05/2023 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar sot, ka bërë dhurimin e radhës së një donacioni prej pesë automjeteve furgonë për Policinë Kufitare të PK-së.

Në njoftimin dërguar mediave thuhet se në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde, stafi i lartë menaxhues dhe përfaqësues të tjerë.

Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror. Ministri z. Sveçla dhe zëvendësdrejtori z. Hoti falënderuan ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.