Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha ka thënë se Republika e Kosovës ka treguar seriozitet pikërisht me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Rexha tha se mund të këtë tendenca për destabilizim gjatë betimit të kryetarëve të rinj, mirëpo Policia e Kosovës është në nivel të detyrës.
“Mendojë që Republika e Kosovës ka treguar seriozitet pikërisht me mbajtjen e zgjedhjeve, ani pse Lista Serbe i ka bojkotuar ato. Ka pasur tendenca dhe kjo është kthyer edhe në realitet duke i frikësuar qytetarët e Kosovës, kryesisht komunitetin serb atje për mos me dal në zgjedhje. Unë mendojë që do të ishte një prapakthim shumë i kobshëm, nëse realisht do të shtyheshin edhe një herë zgjedhjet. Edhe SHBA i ka përkrahur këto zgjedhje. Ajo që më pengon mua , që nuk kam pasur mundësi të them në një studio tjetër është fushata kundër kryetareve atje të cilët nuk janë vetëm të LVV-së. Serioziteti i institucioneve të Republikës së Kosovës është matur me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve atje. Zgjedhjet janë mbajtur, se kur do të betohen kryetarët është çështje procedural, por unë jam shumë i sigurte që do të betohen. A do të këtë tendenca për destabilizim? Këtë edhe mund ta bëjnë, por institucionet tona të sigurisë janë në nivel të detyrës dhe sigurisht Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim. Ka pasur raste në të kaluarën, tendenca të tilla për destabilizim, mirëpo këto gjëra nuk ndodhin”, tha ai në Tëvë 1.
Sa i përket deklaratës së përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se mund të këtë kriza të reja në veri, ai tha se “nëse na pengon ky diskurs duhet që ta kritikojmë”.
Ndryshe, Borell Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës.