60% e votuesve në Kamzë kërkuan ndihmë në votim, pajisjet teknologjike vështirësi për qytetarët

E publikuar: 14/05/2023 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet lokale në Kamzë këtë vit do të ishin elektronike, çfarë siguron një proces të rregullt zgjedhor por ndodhi ajo që pritej, shumica e moshës së tretë ka pasur vështirësi në adaptimin me pajisjet teknologjike.

Komisionerja është shprehur se janë ndihmuar rreth 60% e votuesve pasi kishin vështirësi në përshtatje me pajisjet elektronike.

“Nuk kemi pasur probleme vetëm ndihmesa për qytetarët pasi mosha e tretë nuk e kupton aq qartë, por i kemi dhënë ndihmat e duhura. Kemi ndihmuar gati 60% të votuesve, jemi trajnuar nga KQZ-ja për këtë situatë dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt për problematikat. Nuk ka pasur kontestime se mos ndikoj në votë pasi unë nuk e shoh për kë voton ai pasi mbaj distancë, thjesht u jap indikacionet për opsionet ku duhet të klikojë, derisa të mbarojë procesi.“- tha komisionerja./tch