Shefja e USAID kërkon Asociacionin në emër të Bidenit: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

E publikuar: 12/05/2023 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është hap thelbësor për të siguruar vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Eonomia Online.

Power, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dha mesazhet e Administratës Biden për marrëveshjen e fundit të arritur ndërmjet dy vendeve.

Sipas saj, është urgjente krijimi i Asociacionit dhe zbatimi i marrëveshjes. Power shtoi se procesi i normalizimit të përfundojë me njohje reciproke dhe se ky vazhdon të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si përfaqësuese e Administratës së Biden kam ardhur që të përforcoj mesazhin që Administrata e Biden e ka thënë në lidhje me rëndësinë e implementimit të marrëveshje që do të prodhojë një normalizim që do të jetë tejmase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë i dobishëm për biznesin”.

“Kemi pas bisedime të gjera në orët e fundit në lidhje me urgjencën e krijimit të Asociacionit, si dhe urgjencën për zbatimin e plotë të të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazat e ardhshme të dialogut me propozime specifike”.

“Zgjedhjet politike që i kemi para vetes janë shumë të vështira. Në emër të SHBA dhe Biden dua të nënvizoj edhe njëherë urgjencën për të lëvizur përpara me implementimin dhe po ashtu rëndësinë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Lajçak”.

“E kemi bërë të qartë përmes Chollet dhe Escobar i kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo Asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”.