Policia e Dogana arrestojnë një person të dyshuar

E publikuar: 08/05/2023 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram.

Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

–   Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram,

–   Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë  me peshë 0.82 gram,

–   Një (1) telefon mobil,

–   Vetura me targa vendore.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit

me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë :
– Tri (3) peshore digjitale,
– Tri (3) pako me foli.

Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.