Pak orë para takimit me Kurtin, lajmërohet Vuçiq: Do të jetë vështirë, i gjithë perëndimi kundër nesh

E publikuar: 02/05/2023 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nëpërmjet një video ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq ka vazhduar me propagandën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjtë” e Perëndimit janë kundër tij.

Presidenti serb vazhdon me gjuhën e tij duke thënë se “ligji dhe drejtësia” janë në anën e Serbisë, ndërsa thotë se dashuria për lirinë është shumë e fortë.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq.