Policia e Kosovës ka hasur në kundërvajtje në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësinë 154 km/h, në rrugën Gjilan – Kamenicë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë e katër (154) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001.