Qeveria e Kosovës do t’i përkrahë me pako mbështetëse në vlerë të 3 milionë eurove komunitetet joshumicë në vend.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Goëing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend”, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë.
Poashtu bëhet e ditur se pakoja përmban masa mbështetëse për vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja, bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale, shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.
Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë.
“Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës”, theksohet më tej në njoftim