Nesër disa lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

E publikuar: 17/04/2023 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër disa lagje do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes sipas njoftimit janë punimet teknike, të cilat bëhen për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 18 prill, duke filluar nga ora 09:00-15:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do mbesin lagjet: Qershia,Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa, Zona Industriale Çagllavicë.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE.
Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.”, thuhej në njoftim.