Vendos KQZ – Nga 44 qendra të rregullta votimi në veri do të hapen vetëm 6, 13 do të jenë kontenjera

E publikuar: 14/04/2023 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja do të hapë edhe 13 kontenjera . Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

KQZ-ja po ashtu miratoj  i rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Ku sipas KQZ nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000.

KQZ po ashtu ka miratuar sllogani dhe llogon për këto zgjedhje. Sllogani është  “Për Komunën tënde voto”.