Vuçiq thotë se s’do ta zbatojë krejt marrëveshjen, Presidenca e Kosovës: Duhet të pasojnë sanskionet

E publikuar: 09/04/2023 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën.

Vuçiq i tha televizionit publik serbe se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë. Deklaratën e tij e ka cituar Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, duke thënë se Perëndimi tani duhet t’i vë sanksione Serbisë.

“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë se çka nuk do të zbatoj”, ka thënë Vuçiq.

Vela tha se kjo është “një kontradiktë e qartë” me atë për të cilën ka pasur marrëveshje si dhe me qëndrimin e Bashkimit Europian.

“Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.