Gashi i quan “sadaka” të Qeverisë 56 milionët për Kosovën B: Kaq investonte çdo vit BE në blloqe

E publikuar: 08/04/2023 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Astrit Gashi e ka komentuar marrëveshjen që nënshkroi dje Korporata Energjetike e Kosovës me kompaninë amerikane General Electric, për modernizimin e turbinave të termocentralit Kosova B.

56 milionët e Qeverisë, ai i ka quajtur “sadaka”. Ka thënë se kaq para, por edhe më shumë i investonte nëpër blloqe çdo vit Bashkimi Evropian, raporton Express.

“55 milion euro per 35-40më/h nga TC Kosova B pas 3 vitesh. Kjo po qe eshte nje arritje madhore e strategjike ne fushen e energjise. Aq para edhe me shume i pat investu ne blloqe cdo vit per disa vite te pasluftes Bashkimi Evropian hic pa e qeverise kete vend. Sadaka ata, sadaka keta!”, ka shkruar Gashi.

Astrit Gashi

Astrit Gashi njofton dorëheqjen nga “Debat Plus”

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këto investime rezultojnë në prodhim të shtuar të përafërt me ndërtimin e një centrali të ri të energjisë elektrike.

“Rëndësia e këtij modernizimi nuk mund të theksohen mjaftueshëm. Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 deri në 17 megavat. Pas rekonstruktimit që do të bëhen në Turbinën e Presionit të Lartë dhe atij të Ulët nuk do të kemi nevojë për riparime të shpeshta kapitale; ato do të jenë të nevojshme vetëm çdo 8 apo 9 vite”, deklaroi Kryeministri.

Ai përmendi edhe se si kompania e njejtë kishte dizejnuar para katër dekadash teknologjinë e këtyre turbinave.

“Ka shumë kuptim që sot jemi këtu, bashkë e pranë kompanisë General Electric. E njëjta kompani që e kishte dizajnuar teknologjinë e termocentraleve zona në 1983 dhe 84, dhe tash do të bëjë modernizimin e Kosova B, për të siguruar që do të Kosova B do të vazhdojë e fortë edhe për dekadat në vijim”, tha Kurti.