Kushtetuta duhet të ndryshojë, Grupi për Ballkan ofron rekomandime për 21 çështje

E publikuar: 07/04/2023 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Nami Rashiti, drejtor i Grupit për Ballkani tha se vitin e kaluar kanë bërë një analizë sipas të cilës thuhet se ekziston nevoja që të ketë intervenime në Kushtetutë.

“Gjatë këtyre 15 vjetëve Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese kanë dëshmuar themelim e demokracisë, zgjidhjen e shumë krizave dhe ruajtjen e bilancit të pushteteve. Grupi për Ballkan gjatë viti të kaluar ka punuar një, analiza thotë se ekziston nevoja për intervenime. 21 çështje të detajuara në këtë raport ndahen në grupe. Në besojmë që ky punim mund të i’u shërbej të gjithëve”.

Ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, tha se rishikimi i Kushtetutës është i rëndësishme dhe gjatë këtij rishikimi përfshirja e të gjithë personave përgjegjës është i domosdoshëm.

“Shqyrtimet dhe reformat Kushtetuese janë të rëndësishme. Kështu është edhe gjendja në vendin tim. Kemi kënaqësinë që na lejoni që të ju ndihmojë. Procesi i rishikimit Kushtetues ka arritur një sukses nga grupi i Ballkanit. Tashmë është koha që ta hapim nja debat produktiv. Që nga miratimi i Kushtetutës Kosova ka qenë e përkushtuar që ta ruaj rendin demokratik dhe qytetarë dhe ka bërë shumë ndryshime. Dispozita e reja ligjore në kërkojmë edhe një konsensus të përgjithshëm politikë. Mendoj që serioziteti që i kushtohet këtij procesi është i rëndësishëm”, tha ai.

Kryetarja e Gjykatës Kushtuetuese, Gresa Caka-Nimani, tha se analiza të tilla janë të rëndësishme në shtetin e të drejtës.

“Një analizë e tillë duhet me doemos t’i nënshtrohet një debati të gjerë e të vazhdueshëm publikë. Sepse vetëm përmes një diskutimi të hapur e publikë, do të mund të jetësohet teoria e lidhur me shtetin e së drejtës. Dua të vë theks në tri çështje që duhet të diskutohen karakteristikat kushtetuese, e para me normat kushtetuese, me rendësin e stabiliteti të rendit juridik si dhe lidhur me simbolikën që kjo Kushtetutë ngërthen. Fokusi i shumicës prej nesh ishin se si mund të bëhen ndryshimet Kushtetuese, dhe kjo është pozitive”, tha ajo.

Edhe profesori Hajredin Kuçi, tha se Kushtetuta duhet të ndryshojë dhe se ajo nuk do të jetë pengesë e zhvillimit të shtetit, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për punë që kemi bërë, e para ka qenë që të respektojmë vullnetin e qytetarëve për një shtet sovran dhe të pavarur. Kemi qenë të kujdesshëm që të mos cenohet vullneti i shumicës por ti përfshijmë edhe të drejtat e komuniteteve, dhe kjo ka qenë një vij e hollë që të mos dëmtohet edhe funksionalizimi i shtetit të Kosovës, si dhe t’i gjejmë vend edhe misioneve ndërkombëtare. Në atë kohë kemi marr shumë sugjerime nga ekipet vendore, por në hartim e Kushtetutës ekspertet e huaj kanë qenë kujdestar të inkorperitmi të obligimeve ndërkombëtare dhe në pjesët tjetra duart tona kanë qenë të lira. Unë mendoj që kjo Kushtetutë ka përcaktuar vlerat e shoqërisë tonë në atë kohë dhe që i kanë qëndruara edhe sot e kësaj dite kohës”.

“Unë i kam listuar disa sfida, e para mendoj nga mos respektimi i territorit tonë, fjala është për veriun e vendit tonë. E dyta ka qenë sfidë edhe nga mos respektimi adekuat i misioneve ndërkombëtare, që në momente të caktuara aktiviteti i tyre nuk është kryer sipas Kushtetutës sonë por sipas Rezolutës 1244. Një sfidë tjetër është shkelja e dispozitave të Kushtetutës. Ne Komisioni për Hartimin e Kushtetutës i asaj kohe e duam shumë Kushtetutën e trajtojmë si fëmijët tonë, por ne e dimë që duhet të ndryshojë, por gjithmonë me kujdes që disa pjesë të jenë të pandryshueshme në raport me shtetin tonë. Kushtetuta nuk do të jetë pengës e zhvillimit të shtetit”, tha ai.

Raporti i Grupit për Ballkan “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës” është dokumenti i parë që ofron një analizë të gjerë të 21 çështjeve kushtetuese lidhur me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Për secilën nga çështjet e trajtuara, ky raport identifikon zbrazëtirat kushtetuese dhe ligjore, ofron një përmbledhje dhe analizë të praktikës gjyqësore përkatëse dhe opinionet e Komisionit të Venecias, si dhe një analizë krahasuese me praktikat më të mira të vendeve të tjera.

Në bazë të këtyre burimeve, si dhe intervistave me ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe akterë të tjerë relevant, raporti ofron rekomandime për ndryshime të mundshme kushtetuese dhe ligjore në të ardhmen.