Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lavdëruar për punën e tij në dy vjetët e parë të mandatit në këtë post, raporton Ekonomia Online.
Në seancën parlamentare të enjten, ku në rend dite është shqyrtimi i rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë, Kurti ka thënë se ka një listë të gjatë të ndryshimeve cilësore është e gjatë.
Kurti ka thënë se janë shtuar 37 mijë vende të punës në dy vjet qeverisje. Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë ka qenë në drejtësi dhe punësim.
“Prej asaj se si ligji që e rrit pagën minimale e deri tek fakti që trusti kishte humbje kur kishte bord e paradoksalisht ka fitim pa bord kjo flet për kontradiktën e pyetjes suaj. Do të flas për punën dhe drejtësinë si shtyllat e qeverisjes sonë. Patëm rritje 10.7 për qind të bruto produktit vendor në vitin e parë të qeverisjes, në të dytin 4 për qind”.
“Nëse merret mesatarja e dy viteve është 7 për qind, më e larta. Janë dy vite dhe kemi ende shumë punë për të bërë në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për mirë. Deficitin buxhetor 2022 kemi arritur ta zvogëlojmë në rekord historik”, u shpreh Kurti.