Rizvanolli: Vazhdon subvencionimi i faturave për konsumatorët që shpenzojnë deri 800 kilovatë

E publikuar: 06/04/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se do të vazhdojë edhe më tutje subvencionimi i faturave që kursejnë energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, nga ky subvencionim do të përfitojnl qytetarët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë në muaj.

“Qeveria e Kosovës ka marrë me Ne kemi vendosur të sikurse vitin e kaluar ti subvencionojmë qytetarë deri në 800 kilovatë. Ne do të vazhdojmë t’i subvencionojmë faturat e energjisë që harxhojnë deri në 800 kilovatë orë e sidomos ato familje në nevojë”, u shpreh ajo.