Ministria e Mbrojtjes anulon tenderin 12 milionë euro për shërbime ushqimore (dokument)

E publikuar: 06/04/2023 02:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kontratë për shërbime ushqimore që peshon 12 milionë euro është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, raporton Infosot.com.

Pjesa më e madhe e kazermave nëpër Kosovës do të furnizoheshin me ushqim nga kjo kontratë që përfundimisht është anuluar dje (më 4 prill 2023), që është publikuar edhe njoftimi.

“Shërbimet me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) në kazermat Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Pomazotin, Gjakovë, Prizren” për nevoja të FSK-së, ndarë në 3 LOT-e. LOT 1. Shërbimet me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) kazerma në Prishtinë. LOT 2. Shërbimet me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) në kazermat Istog Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan. LOT 3. Shërbimet me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) kazerma në Ferizaj, Pomozotin dhe Prizren”, ishte emri i plotë i kontratës që u anuluar, raporton Infosot.

Në arsyetimin që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes për anulimin e këtij tenderi, ka përmendur ndryshimet e shpeshta të dosjes së tenderit dhe paqartësive në specifikat teknike dhe termat e referencës.

“Arsyetim-Kërkesat e shumta për sqarime, paraqitja e ankesave te brendshme, si dhe – nevoja për bërjen e ndryshimeve te shpeshta në dosjen e tenderit, për shkak te paqartësive ne specifikimet teknike dhe termat e referencave janë një arsye e domosdoshme për anulimin e Njoftimit për Kontratë te këtij aktiviteti te prokurimit. AK-do ti rishqyrtoj te gjitha kërkesat për sqarime dhe do hartoj një paketë specifikimesh koncize dhe të qarta dhe të pasqyrojnë me saktësi qe është një kusht paraprak që te gjitha palët e interesit – ofertuesit t’i përgjigjen me realitet dhe konkurrencë nevojat kërkesave të Autoritetit Kontraktues dhe do te fillon procedurat e ritenderimit”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes 8 herë ka publikuar njoftime me korrigjim të gabimeve në dosje të tenderit.

Ky tender shihet që ka qenë problematik, sepse procedurat kanë nisur shumë më herët, por që Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur ta përmbyll dhe është detyruar ta anuloi tërësisht./Infosot/

B10 Njoftimi per anulimin e aktivitetit te prokurimit MB