Selimi: Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë riregjistruar veturat e tyre me targa kosovare

E publikuar: 05/04/2023 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka njoftuar se 700 familje serbë duan normalitet por sipas tij ato janë duke u sulmuar nga strukturat paralele vetëm se pse këto familje kanë regjistruar automjet e tyre në targa “RKS”.

“Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë riregjistruar veturat e tyre me targa kosovare”, ka thënë ish-kryediplomati i Kosovës.

“700 familje serbe të Kosovës duan normalitet. Disa prej tyre janë sulmuar nga radikalët”, ka thënë Selimi.

Ai ka përfunduar duke i bërë thirrje autoriteteve kosovare që të zgjasin afatet për regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” pasi sipas tij kjo është i nevojshëm që dhe qytetarët tjerë ta bëjnë këtë.