Jakup Krasniqi: Është absurde të akuzohem për persekutim të anëtarëve të LDK-së, unë vetë isha anëtar

E publikuar: 05/04/2023 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur se e urren dhunën, torturat e vrasjet. Sepse konsideron se janë tepër të ulëta dhe ç’njerëzore.

Ai tha se është absurde të akuzohet për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse vetë ka qenë anëtar i kësaj partie bashkë me familjarët e tij e bashkëluftetarët e tij.

“Është basurde të akuzohem për persekuptimin e anëtareve të LDK-së, unë vetë isha anëtar i LDK-së, familjarët e mi ishin antërarë të LDK-së e bashkëluftëtarët e mi. Vetëm një mendje e çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se unë kam mundur të jem pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëluftetarëve të mi”, tha Krasniqi në seancën ku paraprakisht foli mbrojtja e tij, transmeton Gazeta Express.

“Unë e urrej dhunën, vrasjen e torturat, jo pse janë ushtruar ndaj popullit tonë e meje, por i konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore”, u shpreh ai ndër të tjera.

“Asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e burgosje, në asnjë formë të presionit. Populli i Kosovës ishte populli më i robëruar”, tha gjiashtu ai.

Ai foli edhe për angazhimin në strukturat e LDK-së pas kthimit të tij në Kosovë, ku tha se në vitin 1992 fitoi 96 % të votave dhe u zgjodh deputet i atij kuvendi.

“Në vitin 1998 kam qenë kryetari këshillit për arsim në Drenas”, tha ai ndër të tjera