Milatoviq: Nuk është realiste t’i hiqet njohja Kosovës, kjo është gjë shumë e qartë

E publikuar: 04/04/2023 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka folur nëse me detyrën e tij të re, Mali i Zi do t’ia tërheq njohjen Kosovës.

”Nuk është realiste të tërhiqet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq, transmeton klankosova.tv.

Teksa ndër tjera ka shtuar ”ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Milatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë arsye vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel, tha ai pwr Nova Tv.

”Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që pas ftesës së Vuçiqit do të vijojë edhe vizita ime në Serbi”, theksoi Milatoviq.