Avokati i Veselit: S’ka asnjë dëshmi kundër tij, s’ishte në Kosovë për periudhën që po akuzohet

E publikuar: 04/04/2023 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje kriminale”.

Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se kur Veseli qe emëruar shef i inteligjencës, ai ka qenë jashtë Kosovës dhe se në atë kohë punonte me shtetin e Shqipërisë dhe shtete anëtare të NATO-s për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët.

“Mbrojtja e kundërshton përshkrimin që Prokuroria ia bënë  UÇK-së si një organizatë që drejtohej nga lartë poshtë apo që udhëhiqej nga individ që thuhet se kanë qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Dëshmitarë pas dëshmitari e kanë përshkuar strukturën e UÇK-së si një strukturë horizontale dhe jo vertikale”, tha Emmerson.

Pretendimet e Prokurorisë i ka quajtur hipoteza.