Behrami: Perëndimi po tenton të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes Hagës

E publikuar: 03/04/2023 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Artan Behrami

Ditën e sotme ka nisur në Gjykatën speciale të Hagës procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Analisti Artan Behrami i ftuar në një intervistë për Ora News deklaroi se akzuat e ngritura dhe i gjithë procesi është politik.

“Ishte një proces i vështirë dhe ka filluar prej 2 vitesh. Prokuroria solli prova të vjetra, infromacione tashmë të gjykuara nga tribunali ndërkomëbtar i Hagës, drejtësia e UMNIK-ut e EULEX-it dhe gjykatat e Kosovës”.

“Ajo çfarë u dëshmua sot është se kjo gjykatë dhe dhoma të tjera të Kosovës janë ndërtuar mbi një gënjeshtër të madhe që ka të bëjë me raportin e Dick Martin. Në 5 orë sot atë që e spalosi Prokuroria në asnjë moment nuk u përmendën trafikimi i organeve. Dëshpërues është dhe fakti që kjo Gjykatë edhe pse kishte paralajmëruar më herët financuesit e saj europian, as ato nuk janë pjesë e shqyrtimit. Gjykata speciale është ndërtuar mbi dy gënjeshtra: njëra që ka të bëjë me trafikim e organeve dhe tjetra me vrasjet e pasluftës,” tha ai.

Behrami u shpreh aktakuza nuk është ngritur ndaj individëve, por ndaj të gjithë UÇK-së.“Në Hagë është duke u gjykuar e gjithë UÇK-ja sepse nëse aktakuza lexohet me vëmendje i referohet të gjithë UÇK-së, pra çdo njeri që ka qënë brenda UÇK-së e ka mbështetur, për prokutrorinë janë ndërmarrje e përbashkët individuale. Ato akzojnë prokurorë, Adem Jasharin që janë mbrojtur duke luftuar forcat serbe”.

“Ka vetëm një kërkesë, që procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të jetë i paanshëm, jopolitik dhe të mos ketë tendencë për rishkrim të historisë,” tha ai.Bahrami theksoi se ajo që Perëndimi po tenton të bëjë duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë përmes Hagës, është e pamundur.

“Pasi me ato që kemi parë dy vjet e gjysmë ka për qëllim të rishkruajë historinë e të krijojë një balancë artificiale mes viktimës dhe agresorit. Sepse perëndimi thotë se këtë proces po e sheh si një mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por normalizimi nuk mund të kalojë nga Haga, nga relativizimi i krimeve të luftës që ka ndodhur në territorin e Kosovës,” tha ai.