Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit.
Të martën ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.
Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.