Vucic
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin që nesër kanë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.
Ai ka thënë se negociatat e nesërme në nivel teknik në Bruksel do të jenë të vështira, ai u shpreh se nuk mendon se Prishtina realisht planifikon të bëjë diçka.
“Problemi thelbësor mes nesh është se kush çfarë do të thotë, jo kush çfarë do të bëjë dhe si ta zbatojë atë. Është vetëm një “pikëri” se sa larg po përparoni në rrugën evropiane”, tha Vuçiç për TV Pink, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.